Reperi kanadez, Drake, njihet për shprehitë e tij të basteve.
Ai publikisht ka pranuar se luan me baste shumë, sidomos kur ekipet e tij të preferuara janë në fushë.
Mbrëmë pas mesnate, Argjentina luajti ndaj Kanadasë, në gjysmëfinalen e Kupës së Amerikës.
Si kanadez, Drake patjetër që do të vendoste bast për vendlindjen e tij.
Ai vuri bast 300 mijë dollarë se Kanada do të mposhtë Argjentinën.
Për fat të keq të reperit, Kanada u mposht bindshëm nga Argjentina e Messit, me rezultat 2:0.
Shiko foton: