Bakshishi 22 mijë euro kesh për syneti – “Mjeku i VIP-ave” me pasuri multimilionëshe, e prona të paluajtshme deri në Gjermani e Mbretëri të Bashkuar

“Mjeku i VIP-ave”, Fehim Haliti, është mjeku i radhës të cilit i është publikuar pasuria.

Në raportin e pasurisë, të cilin vet Haliti e ka dorëzuar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, listohen 15 pasuri të paluajtshme, në vlerë prej 1 milion e 800 mijë euro.

Haliti ka raportuar edhe katër pasuri të luajtshme, mes tyre dy vetura “Porsche”, njëra në vlerë 163 mijë euro, e tjetra 103 mijë euro. Ai ka treguar se posedon edhe një veturë të tipit “Audi”, në vlerë 94 mijë euro, si dhe ora të dorës në vlerë 130 mijë euro.

E si para të gatshme, Haliti ka treguar se posedon rreth 1 milionë e 31 mijë euro, në katër banka të ndryshme.

Në videon më poshtë mund të ndiqni videon e plotë, në të cilën tregohet detajisht pasuria e doktorit Fehmi Haliti. /Gazeta Infokus