Kamberi në Kuvendin serb thirrje Vuçiçit: Ka diskriminim të shqiptarëve, të respektohen pakicat kombëtare

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka ngritur sërish shqetësimin e tij se ka diskriminim të shqiptarëve, transmeton “Kosova Sot Online”.

Teksa i ka bërë thirrje presidentit Aleksandër Vuçiçit, Kamberi kërkon respektimin e pakicave kombëtare.

“Ka diskriminim të shqiptarëve. Gjyqtarët në Bujanoc, nuk iu respektua barazia. Të reagojë ambasadori i SHBA në Beograd. Duhet të respektohen pakicat kombëtare dhe përbërja e institucioneve të drejtësisë.”, tha ai.

(Kosova Sot Online)