Jul Deda ‘terheq’ deklaratën e bujshme për Luizin, cfarë e bëri aktorin që të ‘pendohet’

Deklarata e Jul Dedës në “Top Arena” ku tha se është lojtari më i mirë Shkodran që ka pasur BBV bëri xhiron e rrjetit, kjo për shkak se fituesi i BBV2,

Luiz Ejlli, është gjithashtu nga Shkodra e sigurisht deklarata e Julit nuk u prit aspak mirë në rrjet.

I ftuar në “Natën me Aulonën”, finalisti i BBV3 ka sqaruar edhe deklaratën e tij ndër të tjera.

“U bë bujë ajo intervista që kam thënë. Unë e di reaksionin, por ajo që duhet të kuptojmë të gjithë… unë kam qenë një banor atje brenda, një garues dhe normalisht unë ia di vlerat secilit që ka garuar atje.

Edhe Ilirit, edhe Luizit dhe gjithë të tjerëve që s’janë nga Shkodra.

Normalisht, duke qenë garues ajo që kam bërë unë më duket më e drejta dhe rruga më e mirë për t’u shpërfaqur në një format të tillë dhe prandaj them besoj jam më i miri, pa ia hequr vlerat atyre. Nuk kam konkurencë me asnjë” – ka thënë Juli ndër të tjera.