“Një skandal jo i vogël që ka kaluar pa shumë bujë, në vitin 2005, ndodhi në Shqipëri, ndërsa akterë kryesor kanë qenë Isa Mustafa dhe Bujar Bukoshi.
Qeveria e Kosovës, që njihej edhe si qeveria në ekzil, e institucioneve paralele të Kosovës gjatë okupimit, e kishte themeluar një bankë në Shqipëri, me emrin Banka Dardania. HAP REK LAMEN ME POSHTE PER TE VAZDHUAR
Pas shuarjes së Qeverisë, dhe institucioneve të Kosovës në janar të vitit 2000, me vendim të kryedminitratorit të UNMIK-ut, atëherë francezit Bernard Kushner, ish drejtuesit e Qeverisë së Kosovës, po vazhdonin të qeverisnin me një bankë dhe me fondin “UFORK”.
Duke ndjekur disa procedura, të trupave që vazhdonin të ekzistonin si fonde të parave në emër të shteteve perëndimore të Evropës ku kishin vepruar dhe vepronin, do të thirreshin në vitin 2004 për të autorizuar procedimin me nxjerrjen ën shitje të “Dardania bankës” dhe që përmbyllet me një mbledhje të organit kryesor, Asamblesë së Përgjithshme të Jashtëzakonshme në janar të vitit 2005 në Tiranë, kur vendoset të shpallet fitues një konzorcium italian.
Dilemat e pazgjidhura të shitjes së Dardania bankës
Çfarë ndodhi me ‘Dardania bankën” pasi u shit për 5 milionë euro? Si u shpenzuan dhe ku u derdhën këto 5 milionë euro?
A vlente më shumë “Dardania Banka”?A mund të ishte dikush nga shqiptarët pas Francesco Mariano Mariano aksionarit të 95% të blerjes së aksioneve? Po a mund të ishte dikush tjetër po ashtu pas bankës Popolare Puglieze?
Pse duhej të hiqte dorë Francesco Mariano nga posedimi i 95 % të aksioneve dhe t’i mbeteshin atij vetëm 30%, ndërsa Banka Pulieze nga 5% e aksioneve të përfitonte 70%? Çka mund të fshihet pas kësaj logjike?
A është i rastësishëm citimi i gabuar në procesverbal, se “Dardania banka” do t’i shitet “Banca Popolare Puliese”, dhe jo si në origjinal që është emërtimi i bankës: Banca Popolare Pugliese’.
Procesverbali i mbledhjes së Asamblesë së Jashtëzakonshme
Askund në procesverbalin pesë faqesh nuk shfaqet emri i saktë: Pugliese. Pse?!
Dardania bank, sipas aktit zyrtar të njoftimit nga Banka Qendrore e Shqipërisë, ishte në pronësi të “Fond der Republik Kosova Gjermani”, i cili emërtim nuk figuron askund në procesverbalin pesë faqesh të mbledhjes së Asamblesë, të mbajtur me 5 janar 2005.
“Në Bankën e Shqipërisë, në datën 14.03.2005 është paraqitur nga Banka Dardania kërkesa për miratimin nga Banka e Shqipërisë e transferimit të 100 perqind të aksioneve të saj nga Fond der Republik Kosova Gjermani tek konsorciumi i përbërë nga z. Francesco Mariano Mariano dhe Banka Popullore Pulieze (Banca Popolare Pugliese). Kërkesa shoqërohet me dokumentacionin përkatës në mbështetje të rregullores “Për dhënien e licencës për të ushtruar veprimtari bankare në Republikën e Shqipërisë.
Sipas dokumentacionit të paraqitur asambleja e jashtëzakonshme e aksionerëve të Bankës Dardania ka miratuar ofertën e konsorciumit z. Francesco Mariano Mariano dhe Banka Popullore Pulieze të cilët do të blejnë 100 përqind të aksioneve të Bankës Dardania. Z. F. Mariano Mariano është individ më shtetësi italiane dhe do të zotërojë 95 përqind të kapitalit të Bankës Dardania dhe Banka Popullore Pulieze do të zotërojë 5 përqind të kapitalit të kësaj banke”, thuhet në njoftimin e Bankës Qendrore të Shqipërisë, të datës 19 prill 2005.
Sipas Gani Hoxhës, në një bisedë të shkurtër për “Bota sot” që e përfaqësonte Fondin e Zvicrës, paratë prej 5 milionë eurosh duhet të derdheshin në Fondin e UFORK-ut, por kjo nuk ndodhi kurrë.
Po ashtu siç i kujtohet atij, vendimi për shitjen e “Dardania bankës”, ishte marrë pasi Banka Qendrore e Shqipërisë, përkatësisht drejtori i saj Adrian Fullani i kishte thënë se ishin dy rrugë, ose të shitej banka ose të shkonte në falimentim.
Madje Gani Hoxha, kishte bërë disa përpjekje që të kërkonte llogari, duke kërkuar edhe mbylljen zyrtare dhe të raporteve të punës së UFORK-ut, fondit të themeluar pas shuarjes së Qeverisë së Republikës së Kosovës. Ai i kishte shkruar në cilësinë e kryetarit të Asamblesë së akionerëve, por kot, as që kishin denjuar t’i përgjigjeshin, si z.Mustafa, ashtu edhe z.Bukoshi.
Por, ajo që rezulton nga të dhënat e dosjeve të operimit të bankave në Shqipëri, si dhe të padive të bëra në adresë të Dardania Bankës, rezulton, se ajo ishte shndërruar në “VENETO BANKA” (ish Banka Italiane e Zhvillimit, Ish-Dardania Bank).
Një hetim në Shqipëri dhe Kosovë mund të zbulojë se si u fshehën dhe kush përfitoi nga pesë milionë eurot e “Dardania Bankës”, përveç dyshimeve për keqpërdorim të fondeve të tjera të Qeverisë së Republikës së Kosovës, të krijuar sipas Kushtetutës së Kaçanikut, dhe zgjedhjeve nacionale me 1992 dhe 1998, edhe pse të mbajtura në kushte të okpumit, pjesëmarrja në zgjedhje ishte shumë më e lartë se në ditët e sotme, në liri.
Procesi i “shitjes” së “Dardania bankës”
Po ashtu mungojnë të dhëna serioze për kompaninë ‘Deloite&T’, e cila asokohe vepronte në Tiranë dhe që ishte angazhuar për të vlerësuar astetet e “Dardania Bankës” dhe si këshilltare në procesin e shitjes.Po ashtu sipas proceverbalit në fjalë bie në sy, edhe fakti se përkundër që oferta e blerësit kishte qenë 5 milionë e 57 mijë euro, shitja bëhet duke e shlyer ofertën prej 57 mijë euro, në çmimin e rrafshuar në 5 milionë euro.
Për të sqaruara procesin e shitjes së “Dardania bankës”, po e sjellim në pika të shkurtëra, procesverbalin nga mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme të Jashtëzakonshme, organ ky, i cili e kishte miratuar procesin e shitjes së aksioneve të “Dardania bank”, në vitin 2005,
Dardania Banka para se të shitej duhej që organet e saj, përkatësisht ‘pronari’, që rridhte nga ish trupat e krijuara nga Qeveria e Kosovës në ekzil, duhej të merrnin vendime.
Ato trupa, e kishin krijuar edhe organin më të lartë të Dardania Bankës, Asamblenë e Përgjithshme të Jashtëzakonshme.