I’a zuri vendin e opinionistes, Zhaklin Lekatari thumbon Ori Nebiajn?

Roli si opinioniste në edicionin e dytë të Big Brother VIP ishte një ndër angazhimet më të mëdha të Zhaklin Lekatari.

“Kam dhënë shpirtin, kam sakrifikuar edhe jetën personale”, u shpreh ajo në emisionin “Shija e Anës”.

E pyetur nëse i ka munguar ky pozicion në edicionin e tretë, përgjigjja e Lekatarit tingëlloi si një mënyrë e tërthortë për të kritikuar Oriela Nebijajn.

-Do doje të ishe analiste në vitin e tretë?

Zhaklin Lekatari: Ndonjëherë është mirë mos të jesh në mënyrë që të kuptohet se çfarë bën ti dhe çfarë bëjnë të tjerët, ku qëndron ti dhe ku qëndrojnë të tjerët, kështu që është pozitive ndonjëherë edhe mungesa jote, sidomos kur ajo ndihet.