Stuhi e fuqishme e shiut e shoqëruar me erëra të forta ka përfshirë Ulqinin sot.
Në pamjet e dërguara në adresë të gazetës online Reporteri.net shihet se në lokalet përreth janë shkaktuar edhe dëme si pasojë e erës së fortë.
Nga stuhi të forta janë duke u përballur edhe vendet e tjera të rajonit, si Kroacia, Serbia e Sllovenia.
Edhe në Kosovë Instituti Hidrometeorologjik ka paralajmëruar mundësi për stuhi potencialisht të fuqishme, të shoqëruara edhe me rrufe e breshër./Jo