Sigurisht, ato duan të jenë aty në çdo ngjarje masive, tema nuk ka shumë rëndësi! Mjafton që ekspozimi i të ardhurave fizike të ketë sa më shumë audiencë. Dakord, e kuptojmë që ky është qëllimi i tyre dhe kanë të drejtë, sepse e gjithë vëmendja, përgjatë këtij muaji, ështe te topi.
Po televizionet që i ftojnë bukuroshet (varet) e Instagramit që deri dje flisnin për fustanet, për çfarë e bëjnë? Apo është shfrytëzim i ndërsjelltë?! Sidoqfotë, e mira është që përpara se t’i bëjnë pjesë të paneleve analitike, t’u mësojnë edhe pesë fjali të arsyeshme për t’u artikuluar. E kuptojmë që ekrani ka nevojë edhe për bukurinë e tyre, por le të qëndrojnë në vendin ku kanë qenë deri tani.
Pse ftohen në studio sportive gjithë këto vajza modele që
Mjaftojnë bukuroshet që drejtëojnë këto programe sportive që, falë përvojës dhe përfshirjes disa vjeçare në futboll, janë sot për t’u parë e dëgjuar.
Ish futbollistët, të apasionuarit pas futbollit janë kaq të shumtë sa s’shtë fare nevoja për të shtuar edhe ca cica që të flasin për fatin e topit. Të paktën këtë gjë mund t’ua lini profesionistëve, pastaj, në pjesën tjetër të ditës, bombardojeni median me to.
Apo ato duan vetëm në darkë?! Sidoqoftë, drejtues e autorë programesh, ka edhe vajza tifoze që e ndjekin futbollin jo vetëm kur e gjithë bota është duke folur për të, por edhe në ndeshje miqësore. Nëse e zgjeroni pak diametrin e kërkimit, mbase i gjeni dhe bëni emisione që janë edhe për t’u dëgjuar, jo vetëm për t’u parë!
Nejse, na falni, vajza, se nuk jua dimë emrat! / A.J/Living