De Biasi për gazetën spanjolle: Binda shumë lojtarë të vijnë, por Januzaj dhe babai i tij kurrë s’ma hapën telefonin

Ish-trajneri i kombëtares shqiptare, Gianni de Biasi ka dhënë një intervistë për gazetën spanjolle “AS”, duke treguar se si Adnan Januzaj dhe babai i tij Abedini, kurrë s’ia hapën telefonin.

Januzaj ishte dëshira e madhe e Shqipërisë vite më parë, mirëpo zgjodhi Belgjikën. Ata në mënyrë të ashpër refuzuan Shqipërinë si dhe Kosovën, duke mos pranuar as me takohen me drejtuesit e Federatave.

Para shumë viteve, De Biasi edhe pati deklaruar që “më lehtë mund të bëj një takim me Barack Obama (atëherë president i SHBA-së) se me Abedinin (babain e Januzajt).

E tani që po afron ndeshja mes Spanjës dhe Shqipërisë, “AS” ka kontaktuar De Biasin, i cili ka thënë haptas se Januzaj kurrë s’ia hapi telefonin.

“Shumë nga këta shqiptarë nuk janë njohur nga Federata, as nuk u konsideruan si të tillë. Kam bindur shumë shqiptarë nga shtete të ndryshme”.

“A dështove te ndonjëri? Ishin disa në fakt. Nuk ia dola me Adnan Janzuajn, i cili tani është te Sevilla. Kurrë nuk ma hapi telefonin, njëjtë bëri edhe babai i tij. Pastaj Januzaj luajti me Belgjikën, por shumë pak”, shpjegoi ai.

Në fund, De Biasi shtoi se Shqipëria mund t’i bëjë ballë Spanjës.

“Ata (Shqipëria) do të japin 101 për qind. Kanë kualitetin në mesfushë, sepse Bajrami, Ramadani ose Asllani i Interit janë shumë të rinj dhe mund të bëjnë gjëra të mëdha. Është grupi më i keq që kanë mundur të jenë”.