Xhuli Nura ka përcjellë dy ndeshjet e kombëtares shqiptare në Euro 2024 dhe është gati për të fundit, ku Shqipëria do të ballafaqohet me Spanjën.
Ajo tregon se aktualisht është në Frankfurt dhe se po bëhet gati për të shkuar në Dusseldorf, në qytetin që do të zhvillohet loja.
Modelja nga Drenica ka bërë një postim në rrjete sociale, duke treguar se ndjekë çdo gjë që ka të bëjë me shqiptarët dhe arritjet e tyre, jo vetëm në sport.
Kjo pas reagimeve që u bënë gjatë këtyre ditëve, teksa u komentua për paraqitjet e saj në Gjermani.
“Jemi duke u bërë gati për të shkuar në Dyseldorf, ku bëhet loja ndeshja e Spanjës me Shqipërinë. Sido që të jetë rezultati ne gjithmonë do ta duam kombëtaren tonë, çunat tonë edhe gjakun tonë”, u shpreh ajo.
Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova shtoi: “Po e shoh që shumë paskan shkruar kjo mundohet kështu ashtu, që ta dini ju të gjithë. Unë vij nga një familje shumë sportista, unë dy vëllezër kam pasur duke luajtur në futboll në Finlandë. Unë vet kam luajtur futboll. E dua këtë. Unë nuk jam vetëm në futboll, Kampionat Evropian apo diçka. Po çdo herë që ka qenë një shqiptar në një ndeshje qoftë boks, futboll, gjëra politike ose diçka lidhur me kombësinë time, gjithmonë do të jem aty. Gjithmonë kuq e zi”.