A ia dha lekët Ilir Shaqiri? Pas tri viteve Sabian Medini zbulon të vërtetën

Ilir Shaqiri dhe Sabian Medini kanë qenë në të njëjti edicion të formatit “BBV”.

“Ti je 100 mijë euroshi im”, kjo shprehje e Ilirit për Sabianin ishte ndër batutat më ikonike nga edicioni i parë i “Big Brother VIP Albania”.

 

Rikujtojmë që Iliri u shpall fitues dhe i ftuar mbrëmjen e sotme në “Top Arena”, ka qenë Sabiani, i cili është ngacmuar lidhur me batutën e mësipërme teksa moderatorja dhe njëkohësisht ish-banore e “BBV3” Erjola Doçi e ka pyetur Sabianin nëse Iliri ia ka dhënë lekët.

“Ishte në mënyrë figurative.

Më ka bërë dhuratën që i ka dashur zemra.

Aq sa ka mundur”, u përgjigj këngëtari.