Egla Ceno në gjyq me Saimir Kodrën? Aktorja zbulon se cfare ka ndodhur pas akuzave te renda…

Aktorja dhe fituesja e “Big Brother VIP”, bëri bujë me deklaratën e saj teksa akuzoi gazetarin Saimir Kodra se i ka kërkuar favore seksuale në këmbim të një vendi pune.

Moderatori Saimir Kodra deklaroi se kishte ngritur padi ndaj aktores, ndërsa kjo e fundit ka treguar se ende nuk ka marrë një lajmërim nga gjykata.

Në një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, ajo u pyet nëse po merret me gjyqin, por Egla Ceno u shpreh se: “Jo nuk më ka ardhur asnjë lajmërim për gjyq, por më kanë ardhur disa mesazhe nga gra që kanë probleme ngacmime seksuale në punë.

Jam e përfshirë të ndihmoj si me mbështetje publike, si logjistike. Gratë duhet të flasin nëse duan të shpëtojnë nga derrat Duhet të jemi bashkë në këtë ‘luftë’! Të paktën t’i bëjmë të kenë frikë!”