Mbyllet ankandi i fanellave të kuqezinjve, ja cila pati çmimin më të shtrenjtë

Pas ndeshjes së parë që kuqezinjtë zhvilluan me Italinë, u nxorrën në shtije të gjitha fanellat që djemtë e Kombëtares kishin veshur.

Sakaq ditën e sotme është mbyllur ankandi, ku fanella e Nedim Bajramit shitet në ankand për 5792 euro.

Fanella e dytë më e shitur ishte ajo e Armando Brojës, që kapi vlerën 825 euro.

Nedim Bajrami hyri në historinë e Kampionatit Evropian me golin e shënuar ndaj Italisë, në sekondën e 22.

Shiko foton: