Ish kryeministri Isa Mustafa tha se liberalizimi iu garantua Kosovës në vitin 2016, por sjelljet e LVV-së si opozitë e shtyn këtë proces.
A thotë se njerëzit që kanë penguar liberalizimin atëherë janë në krye të shtetit tash.
Mustafa ka bërë të ditur se i ishte bërë ofertë që Kosova të bëjë ratifikimin e marrëveshjes për vijën kufitare me Malin e Zi në vitin 2016 dhe i ishte garantuar që do të procedohet në shtetet e BE-së që ato të japin dritën e gjelbër, sepse siç u shpreh Mustafa ka ekzistuar një vullnet në atë kohë dhe madje “ as Holanda as Franca nuk kanë qenë kundër liberalizimit”
Mustafa tha se i ishte tërhequr vërejtja se nëse nuk bëhet tani në vitin 2016 ratifikimi i marrëveshjes për demarkacionin nuk mund të pritet më tutje përkrahje nga shtetet e veçanta për liberalizimin.
“Kjo nuk ndodhi sepse jo vetëm nga sabotimi i opozitës, por dhe 7 a 8 deputet të LDK-së kundërshtuan që të votojnë ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin. Po të njëjtit ku Haradinaj ishte kryeministër e votuan, por atëherë u bë vonë”, tha ai në ATV.