Dy ish-banoret e “Big Brother VIP3”, Erjola Doçi dhe Meri Shehu, kanë zbuluar se janë komshie.
Gjatë puntatës së radhës të “Top Arena”, në Top Channel, astrologia e njohur u vendos përballë pyetjeve pikante të moderatores.
Madje Erjola vendosi që t’i zbulonte edhe një ‘sekret’ Merit, pasi tha se në shtëpinë e saj dëgjon zhurma natën.
Astrologia e njohur u shpreh se në fakt është maçoku i saj që bën zhurmë.
Pjesë nga intervista:
Erjola: Tani ti e di që unë dhe ti jetojmë në një pallat dhe jemi takuar në ashensor
Meri: Kjo është e vërtetë, nuk ka qenë e stisur të paktën
Erjola: A mund të më thuash përse në shtëpinë tënde ka zhurma natën? Është Asmodeusi apo ndonjë njeri tjetër?
Meri: Kush t’a ka thënë që ka zhurma natë?
Erjola: Po i kam dëgjuar moj, jam dëshmitare
Meri: Është maçoku im
Erjola: Qyqja ça bën me maçokun
Meri: Jo nuk bëjmë gjë, jemi shumë të qetë