Arlind Sadikut i është marrë akreditimi nga UEFA për të përcjellur ndeshjet e Euro 2024.
Ky vendim është marrë pasi Sadiku ka bërë shqiponjën para publikut serb në ndeshjen ndaj Anglisë.
Gazetari i Klan Kosovës tani e tutje nuk do të ketë autorizim për të raportuar brenda stadiumeve në Gjermani gjatë këtij Kampionati Evropian.