Pse u prish raporti me Noizyn? Rrëfehet Mozzik

I ftuar në poscastin e Burim Pacollit së fundmi, ka qenë rap-artisti i njohur Mozzik, i cili ka folur për jetën e tij profesionale dhe atë personale.

Në një pjesë të intervistës ai u ndal te raporti me Noizyn.

Batuta më virale e Big Brother VIP 3, Ergysi i premton Françeskës se s’do e tradhëtoj as me “Dorinën”…

Ai u shpreh se bashkëpunimi me Noizyn ka qenë i mrekullueshëm mirëpo shprehet se akoma nuk di gjë pse ka ndodhur prishja e raportit të tyre po ashtu deklaron se as për fshirjen e këngës nuk ka asnjë ide.

“Bashkëpunimi me Noizyn ka qenë i mrekullueshëm.

Për fshirjen e këngës nuk di gjë.

Aq sa di ti di dhe unë.

Krijohet një raport vetëm prej njërës palë.

Secili e ka një arsye, por unë nuk i kuptoj.

Kushdo që ka bashkëpunuar me mua e ka numrin tim.

Mund të më gjejë në Instagram.

Më kontakto nëse ke diçka me mua, jo të më sulmosh në mediat sociale se nuk e shoh të drejtë.

Po bën diçka për të cilën unë nuk di gjë.

Më ka ndodhur shpesh që vetëm të shoh veten në Story e mos të di asgjë.

Dhe akoma s’di.”