Tifozët shqiptarë pushtojnë Dortmundin, festa nis 8 orë para ndeshjes

Sonte do të luhet një takim shumë i rëndësishëm për Kombëtaren shqiptare, teksa do të përballet kundër Italisë, në takimin e parë të Grubit B, të Kampionatin Europian 2024.

“Panorama Sport”, ju përcjell pamje nga qyteti i Dortmundit, vend ku edhe do të luhet takimi, ku shikohen tifozët shqiptar që festojnë dhe këndojnë në sheshin qendror të qytetit duke e bllokuar totalisht atë.

Ju rikujtojmë që kjo atmosferë ka ditë që zhvillohet në qytetet e Gjermanisë por sot është një ndër ditët më të veçanta. Jemi 8 orë larg startimit të takimit dhe tifozët kanë filluar të festojnë që tani dhe gjasat janë që të mos ndalojnë deri në përfundimin e ndeshjes.