Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar një komunikim në gjuhën turke me kryediplomatin turk, Hakan Fidan.
Kjo bisedë ku Osmani i kërkoi Fidan që të ‘bëjnë diçka’ në lidhje me Kosovën dhe Spanjën është zhvilluar në kuadër të Samitit të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP), i cili po zhvillohet në Shkup.
Osmani fillimisht e pyet Fidan se ku është presidenti turk, Erdogan, dhe kur e kupton se ai gjendet në Spanjë, i thotë që të ‘bëjë diçka’ për mardhëniet diplomatike mes Kosovës dhe Spanjës.
Më poshtë mund ta dëgjoni komunikimin mes tyre: