Nëse ende nuk e dini, ju kujtojmë se këngëtarja Ronela Hajati ka qenë pjesë e “VIP Shpia” ku edhe është njohur me Afrona Dikën, përballë së cilës realizoi edhe intervistën në “Talk with Afrona”.
Teksa kujtonin atë periudhë, Ronela u pyet edhe si e ka përjetuar këtë eksperiencë.
Ajo shprehet se për të s’ka qenë aspak e keqe sepse i përdori për të bërë disa investime të nevojshme, duke treguar se me ato para bleu makinë.
Pyetje-Përgjigje:
Ronela Hajati: Unë kam pasur shumë kohë, më duheshin lekët të ta them troç, absolutisht. Më duheshin lekët moj ti.
Afrona Dika: Sa more atëherë?
Ronela Hajati: Unë kam blerë makinën e parë me ato lekë.
Afrona Dika: Po sa ke marrë ti aty?
Ronela Hajati: Nuk e mbaj mend, por e di çfarë makine të lodhur?
Afrona Dika: Fiat 500?
Ronela Hajati: Renault të ’92. Skandaloze ishte ajo makinë, por ecja.
Afrona Dika: Ama ishte eksperiencë e mirë?
Ronela Hajati: Ishte eksperiencë e mirë, bëra edhe klipin e parë pas asaj, “Mala Gata”.
Ka qenë videoja e parë dhe është bërë direkt pas “VIP Shpisë”, me ato lekët. Me ato lekë është bërë!