Ndeja e partisë në Prizren, Vetëvendosje publikon videon ku qytetari shihet duke ia puthur dorën Kurtit

Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar pamje nga ndeja që mbajtën dje në Prizren me aktivistë e anëtarë të kësaj partie.

Pjesë e kësaj videoje është edhe momenti kur një qytetar shihet duke ia puthur dorën kryeministrit Albin Kurti.

“Java e Lëvizjes u hap dje në Prizren, me një Tribunë për 146 vjetorin e Lidhjes, dhe vazhdoi me një tubim/ndejë më pas me aktivistë e anëtarë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Java e Lëvizjes e mundësuar prej aktivistëve tanë shënon ngjarje të rëndësishme nga historia jonë dhe njëherazi na shërben të reflektojmë për rrugëtimin tonë, t’i festojmë arritjet tona, dhe ta riafirmojmë përkushtimin tonë ndaj qëllimeve që i kemi vënë vetes si subjekti më i madh politik në Republikën e Kosovës”, thuhet në postimin e VV’së