Çim Peka: Abdixhiku e hoqi foton Rugovës pak minuta para intervistës

Gazetari i njohur shqiptar Çim Peka ka rrëfyer publikisht një histori me kreun e LDK’së Lumir Abdixhikun të cilin e kishte intervistuar.

Me rastin e organizimit të konferencës dedikuar presidentit historik Ibrahim Rugova nga LDK, Peka ka shfrytëzuar këtë momentum për të treguar se si Adbixhiku kishte larguar nga muri fotografinë e Rugivës disa minuta para intervistës.

Sipas Pekës, Abdixhiku e kishte bërë këtë veprim që ‘LDK te identifikohej tashme me te dhe jo me Rugoven’.

Kjo foto eshte marre nga intervista e pare e Abdixhikut si kryetar i LDK ne zyrat e selise. Tek muri pas Lumirit ishte foto e Rugoves (duket edhe gozhda ku ishte varur), vetem pak minuta para intervistes stafi i tij e hoqi. Abdixhiku donte qe LDK te identifikohej tashme me te dhe jo me Rugoven”, shkruan mes tjerash Peka në Facebook.

Në fund të statusit, Peka thotë se Kosova ka nevoje për “rugoviste” te vërtetë!

Postimi i plotë: