Fejohet djali i Bekim Jasharit – dalin pamjet e bacës Rifat duke vallëzuar

Është fejuar djali i ish-kryetarit të Skenderajt, Bekim Jasharit, Besimi.

Lajmin e ka bërë të ditur me anë të një postimi të shpërndarë me ndjekësit në Facebook, duke publikuar disa fotografi nga ceremonia e tyre.

Jashari tregon ndër tjerash se djali i tij mban emrin e vëllai të tij dëshmor.

Nga kjo fejesë në familjen Jashari, kanë dalur pamjet e bacës Rifat duke vallëzuar bashkë me Lulzim Jasharin, djalin e komandantit Legjendar Adem Jashari, në fejesën e djalit të Bekim Jasharit, Besimit.