Ledri Vula dhe Sara Hoxha thuhet se janë ndarë prej kohësh, ndonëse nuk është konfirmuar nga asnjëra palë.
Blogerja e njohur ka qenë së fundmi e ftuar në një emision, ku është pyetur edhe për këtë raport.
Ajo ka lënë peng çdo gjë, duke treguar se ka edhe mundësi ribashkimi në të ardhmen.
Ndërsa reperi ka dhënë një intervistë për MCN TV, ku edhe është pyetur për një ribashkim – që i referohet me ish-partneren.
“Po, me 100 probleme jam rikthyer”, ka qenë përgjigja e prerë e artistit të njohur.