Ky ishte njeriu i vetëm që mund të hynte pa protokoll tek Rugova sa ishte në Shqipëri

Udhëtimet dhe siguria e presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova gjatë viteve 1991 deri më 1999 në Shqipëri, për të gjitha këto ka folur Ermir Hizmo, i cili ishte përgjegjës për sigurinë e presidentit Rugova.

Hizmo tregoi për peripecitë dhe lehtësinë që e ndjente teksa punonte për presidentin Rugova, pasi siç u shpreh vetë ai, Rugova ishte një njeri shumë i qetë dhe i lehtë për të punuar.

Teksa tregoi për disa ngjarje të atyre viteve, Hizmo së bashku me Adnan Merovcin ndanë një detaj duke treguar se kush ishte njeri në Shqipëri që Rugova i besonte shumë, aq sa nuk duhej protokoll për të.