“Cherry on Top” nga Bora Zemani nisi rrugëtimin e tij në ekranin e Top Channel rreth dy muaj më parë.
Një program, i cili ka shoqëruar teleshikuesit cdo të premte në mbremje, duke bërë bashkë në studio të ftuar me profile të larta në profesionet e tyre,
të cilët kane shkëmbyer përvojat dhe historitë e tyre të suksesit personal, pa patur egon apo dëshirën e protagonizmit.
Mirëpo mbrëmjen e sotme, Bora ka lajmëruar të gjithë ndjeksit e saj në Instagram, se programi i sotëm do të jetë i fundit për këtë sezon.
Ndërkohë që ka falenderuar të gjithë bashkëpunëtorët e saj, ajo është treguar mirënjohëse shtëpisë së saj, Top Channel, që i besoi këtë projekt të rëndësishëm.
“Sonte eshte puntata e fundit e “Cherry on Top”. Një sezon që e kam shijuar shumë! 50 të ftuar, personazhet më të dashur shqiptarë, në vetëm 10 javë, të cilët kanë ndarë në këtë studio gjithcka.
Faleminderit te gjitheve ju qe na keni ndjekur e mbeshtetur cdo te premte.“