Përkushtimi në fe, Getinjo merr një vendim të rëndësishëm

Reperi nga Ferizaj, Getinjo, tashmë dihet se është një praktikues i fesë islame.

Ai ka bërë disa herë postime në lidhje me këtë, por që duket se është keqkuptuar.

Pas kësaj, artisti shqiptar ka bërë një postim teksa thekon se nuk do të bëjë më postime të tilla meqë po deformohen.

Postimi i plotë i Getinjos (pa ndërhyrje):

“Të gjithë luftojmë me qenë numër një në një punë, por harrojmë që ne gëzohemi që konkurrentët tonë nuk arritën njëjtë.

Do të thotë ju gëzohemi humbjes së dikujt dhe fitores tonë.

Zoti na faltë.

Para Zotit jemi të barabartë dhe askush nuk është më i lartësuar dhe me fuqiplotë.

Unë nuk postoj më në lidhje me besimin tim dhe përkushtimin tim, sepse me të vërtetë çdo gjë deformohet përdoret, keqinterpretohet për fitime dhe famë.

Zoti ju dashtë dhe ju ruajt”.