Mozzik dhe Lotina vazhdojnë të publikojnë fotografi nga i njëjti lokacion, duke përforcuar dyshimet për lidhje

Dyshja që ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe mediave rozë së fundmi, reperi i njohur Mozzik dhe prezantuesja e bukur e televizionit, Lotina Haziri, duket se po lënë më shumë se thjeshtë gjurmë në rërën e plazheve tropikale.
Spekulimet për lidhjen e tyre po shtohen për shkak të fotografive që dy protagonistët po ndajnë me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale, në mënyra të njëkohshme nga i njëjti lokacion.

Fotografitë në fjalë të dyshes janë shpërndarë veç e veç në llogaritë e tyre në Instagram dhe janë të mbushura me peizazhe mbresëlënëse tropikale, duke përfocuar kështu edhe më tepër dyshimet se janë bashkë në pushime.

Edhe pse Mozzik dhe Lotina nuk janë shfaqur në të njëjtën foto së bashku, prapavija vërteton se imazhet e tyre të realizuara veçmas, janë realizuar në të njëjtin lokacion.

Përdoruesit e rrjeteve sociale kanë qenë të shpejtë të vërejnë këto detaje dhe të aludojnë për romancën e mundshme mes reperit dhe vajzës së politikanit Lutfi Haziri.