A e ka me Kiarën dhe Luizin? Ish-banorja e BBV i bën thirrjen e fortë personazheve të njohur publik: Edukoni…

Ish-banorja e edicionit të dytë të “Big Brother VIP”, Efi Dhedhes, është mjaft aktive në profilet e saj në rrjetet sociale.

Ajo ndan me mijëra ndjekësit e saj foto e video të ndryshme nga përditshmëria e saj.

Por së fundmi, Efi ka publikuar një video në “Instastory”, ku ka reaguar në lidhje me ofendimet dhe kërcënimet që merr nga fansat e përsonazheve të tjerë publikë.

Bukuroshja tregon se ofendime vijnë dhe ndaj familjarëve të saj dhe “këshillon” të gjithë personazhet të edukojnë fansat e tyre.

“Jam njeri edhe unë! Ndonjëherë mërzitem sepse janë disa fansa që mbështesin x personazhe dhe janë shumë ofendues.

Jo kundrejt meje sepse mua nuk më intereson fare, por kundrejt familjarëve.

Kështu që unë nëse kam diçka mundohem të flas me fansat e mia dhe ti edukoj kështu që të njëjtën gjë bëni dhe ju”, u shpreh Efi në videon e publikuar në “Instastory”.

Kujtojmë se Efi vazhdimisht është qendër të kritikave nga fansat e Luizit dhe Kiarës.