Gashi: Një deputet i Kuvendit të Kosovës është punëtor i BIA-s serbe, edhe AKI e di

Dardan Gashi, ka thënë se është një deputet/e i/e Kuvendit të Kosovës që është involvuar me BIA-n Serbe.
“Kemi njerëz në Kuvend të përfshirë me BIA-n serbe, edhe AKI e din dhe prokuroria”, deklaroi Gashi në Tv Dukagjini.

“E dimë moti, sa njerëz, ndoshta me emër e mbiemër. Disa me emër, që janë pjesë të sistemit. E di për një anëtarë të parlamentit që është punëtore i BIA-së. Me përgjegjësi të plotë që një anëtarë i Kuvendit, që është pjesë i koalicionit… jam në gjendje ti tregoj prokurorit. E din AKI i kanë përgjimet. Është një fillim i demaskimit”, tha ai.

Gashi tha se deputeti apo deputetja nuk është nga nacionaliteti serb.

“Shpresoj që organet e sigurisë e ndajnë edhe me ne këtë informatë këto ditë”, tha ai.

Gashi tha se është i bindur për atë gjë që e tha madje theksoi se është i gatshëm të dëshmojë.