Kurti: Lajçak ta dërgoj draftin e Asociacionit në Komisionin e Venecias, dokumentin tim e çoj në Kushtetuese

Kryeministri Albin Kurti bëri një propozim të pazakontë gjatë intervistës në A2CNN duke kërkuar që emisari Lajçak dhe komisionerët e tjerë evropianë ta dërgojnë në Komisionin e Venecias draftin e tyre për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, ndërsa dokumentin e hartuar nga Qeveria premtoi se do ta çojë në Gjykatën Kushtetuese.

Sipas tij, nëse presidenti Vuçiq pajtohet me marrëveshjen bazike, s’do të kishte arsye të mos e pranonte.

“Dokumentin e tyre, Lajçak dhe komisionerët e tjerë europianë ta çojnë draftin e tyre në Komisionin e Venecias. Dokumentin tim do e çoj në Kushtetuese. Nëse Vuçiç është pajtuar me marrëveshjen bazike, përse të mos e pranoj unë. Por nëse hiqet asociacioni, e shkatërrohet paketa, ashtu nuk pranoj. Ne jemi në të drejtën tonë. Presioni duhet të ishte në Beograd”, tha Kurti.