Çifti i njohur i “Big Brother”, po e shijojnë lidhjen e tyre jashtë shtëpisë.
Edhe pse, komentet po janë të shumta se si po pritet kjo lidhje nga familjarët e tyre, shkruan “Kosovarja”.
Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi u njohën në shtëpinë e “Big Brother VIP3” ku u dashuruan me njëri-tjetrin. Ndërsa pas përfundimit të këtij reality-show, dyshja po shijojnë romancën e dashurisë.
Së fundmi ish-banorja ka publikuar një “Instastory” me Meritonin ku shihen duke kaluar momente romantike.
Ata pozuan duart e kapura teksa po udhëtonin në makinë.
Ilnisa ndau një fotografi ku shihet edhe tabela që tregon se dyshja janë nisur drejtë Prishtinës.
Sic duket raportet janë rregulluar dhe nusja po vjen në shtëpinë e saj në Kosovë.