Romeo publikon foton e parë me Heidin pas BBVA: Tani që e pa Jugun, nuk i iket

Pas aventurës së tij në “Big Brother VIP 3”, finalisti Romeo Veshaj dhe partnerja e tij, Heidi Baci, kanë vendosur të relaksohen në bregdetin jugor të vendit.

Këto pushime ishin premtuar për Heidin nga aktori që në shtëpi, dhe duket se ata po mbajnë fjalën e tyre.

Në një postim në rrjetet sociale, Romeo ndan një foto ku ata janë bashkë me Heidin në ambientet e jugut të vendit.

Romeo shkruan se Heidi është shumë e kënaqur me këtë përvojë dhe shton se ajo nuk ka dëshirë të largohet.

Reagimet në postimin e tyre janë të shumta, me shumë pëlqime dhe komente, duke treguar interesin e fansave pas aventurës së tyre në BBVIP.

Shiko foton: