Ministri belg i emigracionit: Refugjatët mund t’i çojmë në Shqipëri

Jo vetëm Italia, por edhe Belgjika mund të sjellë refugjatët ne Shqipëri. Kjo është konfirmuar nga ish-ministri belg i Emigracionit, që gjatë një interviste në RTL u shpreh se po shikojnë Shqiperinë dhe Maqedoninën e Veriut si vende ku mund të çojnë refugjatët.

Ministri belg i Emigracionit, Théo Francken, gjatë një interviste për median RTL Info në Belgjikë u shpreh se po negociohet me Shqipërinë dhe Maqedoninë e veriut, si vende  ku mund të çojnë refugjatët.

“Mendoj se është më mirë të marrim modelin australian që u prezantua nga socialistët australianë. Ata po mbrojnë më mirë kufijtë e tyre dhe po parandalojnë hyrjen e paligjshme. Procedura, si modeli britanik, do të jepet jashtë kufijve evropianë. Jo në Ruandë, por ne po shikojmë Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Ballkanin për shembull”, tha ai.

Pakti i shumëdebatuar dhe i kontestuar Rama-Meloni, duket se i ka zgjeruar oreksin  edhe vendeve të tjera të BE të cilët e shohin Shqipërinë si vend për të stehuhar refuzgjatët. Vetë kryeminisri Rama ka konfirmuar se  një kërkesë e tillë i ka ardhur edhe nga kryeminsitri britanik Boris Jonhns, që të gjithë refugjatët e paligjshëm në britaninë e Madhe, në vend të Ruandës t’i sillnin në Shqipëri.