Për herë të parë Arbër Hajdari ka treguar emrin që i kanë vendosur të bijës

Për herë të parë Arbër Hajdari ka treguar emrin që i kanë vendosur të bijës, si dhe portretin e vogëlushes.

I ftuar në “Cherry on Top” ai rrëfeu emocionet e prindërimit, teksa tha se vogëlushen e kanë quajtur Raina dhe se i ngjan atij.

“Më vjen keq i them bashkëshortes, por kjo më ngjan mua”, tha ai duke qeshur, teksa tha se uron që fëmija tjetër t’i ngjajë të shoqes.

Arbri tha se mezi ka pritur që të përfundojë spektakli i Big Brother, në mënyrë që të kalojë kohë me të bijën.

“Nuk kam mundur të kaloj kohë me të, përveç dy të dielave. Rriten shpejt dhe kanë nevojë vetëm për prezencën tonë”, tha ai.