“E padrejtë!”/ Sara Gjordeni reagon e pakënaqur ndaj produksionit të BBV: “Erdha e semure shtatzene edhe ju me pre…”

Sara Gjordeni ka qenë pjesë e puntatës së sotme të “Post Big Brother Vip”, së bashku me Bardhin.

Në këtë puntatë u diskutua edhe një herë përplasja e saj e bujshme me Françeskën, situatë që shkaktoi edhe eleminimin e saj nga gara.

Mirëpo, nga ky transmetim Sara ka ngelur e pakënaqur.

Me anë të një postimi në InstaStory, ajo ka treguar se versioni i saj është prerë i gjithi, ndërsa i Françeskës është lënë i plotë.

Sara shtoi se eksperienca e BBV vazhdon ende t’i lërë shije të keqe dhe se të paktën priste të respektohej të paktën prezenca e saj shtatzënë në studio.