Finalja e Ligës së Kampionëve u ndërpre herët për shkak të dy tifozëve që u futën në fushë.
Nëse shikoni fotot e të dytit – mund të shihni se ai vesh një bluzë që lexon Mellstroy
Siç rezulton, Mellstroy është një “Youtuber” nga Bjellorusia që u ofron njerëzve para të mëdha për të bërë sfida të rrezikshme ose budallaqe.
Sa i përket tifozit që u fut në fushë, Mellstroy duhet t’i dhurojë 300,000, pasi Youtuberi premtoi se do ta paguante këtë shumë për këdo që do të futej në fushë gjatë finales duke veshur bluzën e tij.
Tifozi i parë ishte gjithashtu i veshur me një bluzë të Mellstroy./gazetablic