Holanda u ofron qytetarëve makina me krem kundër diellit falas

Për të trajtuar numrin në rritje të rasteve me kancer të lëkurës, Holanda ka vendosur t’u ofrojë qytetarëve të saj mbrojtje nga dielli falas në vitin 2023.

Tani, videoja e një makine shitëse e cila ofron falas krem dielli në një park publik është bërë virale.

Në klip, njerëzit shihen duke e aplikuar me radhë kremin.