“Nuk jam e djegur për…”- pas reagimit të gazetares, Roza Lati kundërpërgjigjet kështu

Gjatë spektaklit të djeshëm, në finalen e madhe të BBV3, paralelisht u zhvillua edhe ecja në tapetin e kuq të ish banorëve të këtij formati.

Mirëpo, një incident i papritur ndodhi mes Roza Latit dhe gazetares Albana Ruci.

Gjatë intervistimit, Roza e ka shtyrë gazetaren për të bërë disa foto, ndërsa ajo nuk e ka marrë në kontekstin e shakasë këtë veprim.

Me anë të një postimi në InstaStory, Albana thumboi Rozën duke thënë se nuk është e djegur për vëmendje si ajo dhe se po të donte, mund ta kishte bërë shumë të madhe atë situatë.

Nga ana tjetër, edhe Roza nuk ia ka lënë mangët gazetares tek i është kundërpërgjigjur gazetares më këtë shkrim në InstaStory e sakaq ka sqaruar edhe publikun.