Si u krijua imazhi patetik i Vuçiqit me flamur? Gruaja në delegacionin serb ia bën foton dhe qesh

Një pamje po qarkullon prej ditësh në rrjetet sociale, në të cilën Suzana Vasiljeviq, këshilltare për media e presidentit serb Aleksandar Vuçiq, qesh gjatë votimit të Rezolutës për Srebrenicën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së të enjten.

Siç shihet edhe në foto, në momentin kur Aleksandar Vuçiq mban me kokën ulur flamurin e Serbisë, pas tij qëndron Suzana Vasiljeviq, e cila me një të qeshur të dukshme e fotografon apo incizon presidentin serb.

Kjo pamje ua mori vëmendjen përdoruesve të rrjeteve sociale.

“Përshkrimi më i mirë i këtij regjimi ndonjëherë. Nuk mund të ishte më piktoreske”, ka shkruar një përdorues i rrjetit social X.