Pamjet e frikshme nga Ferizaj: Vetura Porsche hyn në kafiteri, rrezikon jetët e njerëzve

Një incident trafiku ka ndodhur në qytetin e Ferizajt nga pakujdesia e një shoferi që po drejtonte veturën e tij Porsche.

Sipas pamjeve të publikuara nga televizioni ATV, shihet vetura e tipit Porsche që vjen nga ana e djathtë dhe papritmas hyn në tarracën e një kafiterie ku ndodheshin disa klientë.

Përplasja e veturës ua rrezikoi jetët atyre që ishin ulur në tavolinën e jashtme, ndërkaq sipas pamjeve shoferi doli menjëherë nga vetura për t’iu ofruar ndihmë atyre.

https://m.facebook.com/watch/?eav=AfZu9ZwgGAj0O7qJ9IzYg-TAEty2Rakmll508Tz_shnLFYmsdR9oLC71A8GHlCNzKD0&paipv=0&wtsid=rdr_0veX3GdJh46tqhaZi&v=869550168268468&ref=embed_video