Debate dhe ndodhi, dy banorë janë shpallur finalistë, por 4 të tjerë presin të mësojnë nëse do kenë mundësi të garojnë për çmimin e madh deri në fund.
Egla, Heidi, Meritoni apo Françeska, janë katër banorët e tjerë që shpresojnë të qëndrojnënë shtëpi deri më 25 maj.,
Ende nuk dihet nëse do të jenë 4 apo 5 finalistë, pasi Big Brother këtë ka dashur ta lë surprizë deri ditën e sotme.
Kujtojmë që Romeo dhe Juli janë finalistët e parë dhe mbetet të shihet nëse do t’i bashkohen edhe dy apo tre të tjerë.
Spektakli fillon nga ora 21:00 dhe transmetohet në Top Channel si dhe në Youtube.