Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i është kundërpërgjigjur në mënyrë indirekte kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili gjatë fjalimit në Samitit e liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së që u mbajt në Mal të Zi, ka kërkuar nga Serbia dorëzimin e Milan Radoiçiqit dhe grupit të tij paramilitar në Kosovë.
Vuçiq u shpreh se “dikush nuk ka çfarë flet për ekonomi, por vetëm jep ligjërata politike”.
“Do jetë shumë e lehtë për mua të përgjigjem në formë politike njerëzve këtu që nuk mund të thonë asgjë për ekonomi dhe nuk kanë thënë kurrë diçka në lidhje me këtë, por janë gjithmonë gati të japin ligjërata politike ndaj të gjithëve, jo vetëm mua. Do ishte e pakuptimtë, do bëjë më të mirën të shmang këtë”- tha Vuçiqi.
Kryeministri i Kosovës, Albi Kurti, nga ana e tij ka deklaruar se: “linjat e shpejta të jeshilta kanë kuptim pa njerëz të vegjël jeshil (little green man) prandaj pyes Serbinë që të dorëzojë Milan Radoiçiqin dhe paralimtarët tjerë që vranë zyrtarin policor Afrim Bunjaku më 24 shtator 2023”.
Derisa, kritikë për çështje politike gjatë Samitit bëri edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
“Në njërën anë flasim për gjëra të mëdha dhe duam të jemi të pranueshëm si shtete anëtare të BE-së, por vazhdojmë të bllokojmë veten, kjo nuk ka kuptim. Ne duhet të lëmë politikat dhe çështjet bilaterale jashtë kësaj hapësire, sepse nëse bëjmë gjithçka në stil europian, kjo do e lehtësoj edhe atmosferën për çështje bilaterale”, theksoi Rama.
Gjatë muajve të kaluar janë mbajtur takime ministrore dhe samite rajonale të liderëve të Ballkanit Perëndimor në Shkup dhe Tiranë.
Në këto takime, liderët dhe ministrat e vendeve të rajonit dhe përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë diskutuar për Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor, i cili përfshin gjashtë miliardë euro grante dhe kredi për të përshpejtuar konvergjencën socio-ekonomike me Bashkimi Europian.
Në samitin e Tiranës, mirëpritës i të cilit ishte kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, morën pjesë edhe liderët e tjerë rajonalë: presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, dhe presidentja e Këshillit të Ministrave të Bosnje e Hercegovinës, Borjana Kristo.
Në këtë takim Kosova nuk kishte përfaqësues, përderisa prezent fizikisht nuk ishte kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Mos pjesëmarrja e tij u arsyetua se Kurti kishte pasur “angazhime të mëparshme”. Mirëpo ai iu kishte drejtuar pjesëmarrësve përmes një video-adresimi. Njëjtë kishte vepruar edhe kryeministri malazez.
Plani i BE-së për Ballkanin Perëndimor synon rritjen ekonomike të rajonit, përshpejtimin e reformave të duhura, dhe kryerjen e investimeve, që mund të avancojnë procesin e zgjerimit të BE-së me këto vende.
Një samit i ngjashëm për këtë plan u mbajt më 22.01.2024 në Shkup të Maqedonisë së Veriut.
Plan i ri për rritje ekonomike në vendet e Ballkanin Perëndimor, i miratuar nga Komisioni Evropian, më 8 nëntor të vitit 2023, është i bazuar në katër shtylla.
Shtylla e parë është “forcimi i integrimit ekonomik në tregun unik të BE-së”. /Kallxo