E ironizoi publikisht, Ermal Mamaqi i përgjigjet Rezart Veleshnjat?

Ermal Mamaqi duket se i është përgjigjur indirekt Rezart Veleshnjajt pasi e ironizoi publikisht. Ai ka publikuar të dhënat e interaktivitetit të tij në Instagram duke zbuluar shifrat. Kështu Ermali nënvizon 1.2 milionë ndjekës, 4,421 anëtarë në brodacasting e tij në Instagram dhe 120 milionë llogari të arritura në një muaj.

“Shoh vetëm njisha dhe dysha. Po ju mirë jeni?”-shkruan ai krah fotos.

Para pak ditësh Rezarti bëri një reagim të papritur duke ironizuar Ermalin dhe trajnimet e tij. Ai publikoi një video në Instagram ku thoshte:

“Ju produksioni i Topit jeni shumë të poshtër. Si e ngatërruat Ermalin ju?! Ermali ishte duke bërë workshop këtu te Pallati Kongreseve…jo po jepte mendim, si të bëhesh biznesmen në mes të Parisit…ku ishte mo? Aa në Amerikë. Lëreni Ermalin. Ermali është njeriu i vetëm që po arrin…po lulëzojnë bizneset prej Ermalit. Ermal të falenderoj. Të adhuroj! Jemi një grup i madh që të adhurojmë…jemi nga burgu i Peqinit…të duam shumë!”