Festë e dyfishtë.
Te Egnatia fituese e Kupës së Shqipërisë, është një Alen Sherri më i kompletuar se kurrë.
Portieri pas finales së Kupës, në mes të festimeve, ka surprizuar të dashurën e tij Razena, duke iu ulur në gjunjë në Air Albania.
Sherri mori një “Po” si përgjigje, duke e bërë këtë natë magjike për të.
“E kisha planifikuar para 2 ditësh – tha Sherri.
“Për koeçidencë, dje më çoi një unazë.
Sot më tha pse po rrimë kështu ne, sikur do më propozosh.
Kam 2 vite e gjysmë me të fejuarën.
Kishte ardhur momenti për ta bërë zyrtare.
Kisha emocione shumë gjatë lojës për të dyja gjërat.
Ndoshta ndikoi edhe në lojë.
Ishte një ditë emocionuese për mua”.
Shiko videon: