Juli u shpall finalisti i dytë, ja çfarë tha Meritoni pas Prime-t

Në Prime-n e djeshëm të “Big Brother VIP Albania”, Jul Deda u shpall finalisti i dytë, në një përballje me Meriton Mjekiqin, vendim i marrë nga votat e publikut.

Përpos urimeve nga banorët e tjerë, nuk mungoi as ai i Meritonit, i cili edhe pse kundërshtar në lojë, u shpreh se Juli e ka të merituar finalen.

Megjithatë pas darkës ai ka rrëfyer ndjesinë që pati në momentin që u përmend emri i Julit si finalist, ku u shpreh se për të ishte e rëndë pasi ka “luftuar” në këtë format dhe meriton dhe ai të jetë finalist.

“Unë jam rritur me gara.

Ja uroj të mirën, i urova dhe fat.

Gjatë krejt javës nuk u mundova me e godit edhe në gabimet.

S’më ka interesuar.

Me dinjitet e gëzoftë.

I ikim kësaj.

Por qenka e rëndë, shumë e rëndë që 3 ditë para zgjedhjes së finalistëve, me t’a marrë tjetri finalen dhe ti me e pa tjetrin ulur aty finalist.

Jo e rëndë se pse ai.

Atë e ka zgjedhur publiku, ec përpara.

Tani ke ato pikëpyetjet e tua, nëse je finalist.

Ku kam gabuar? Kam luftuar shumë.

E kam me veten dhe qenka e rëndë.

I thashë Romeos për mua humbja është fitore.

Nuk do doja këtë përjetim me pas në këtë pikë të lojës.

Më e bukura do kishte me qenë kur të më hapnin të shtunën derën, atëherë pikiatë krejt”, u shpreh Meritoni.

Shiko videon: