Të shtunën që lamë pas, kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca ka udhëtuar për Hagë.
Ai i ka vizituar Dhomat e Specializuara të Kosovës, në të cilat ka takuar ish-deputetin e Vetëvendosjes, Rexhep Selimi.
Por, Konjufca gjatë vizitës atje nuk është takuar edhe me Thaçin, Veselin e të tjerët.
Prezantuesi i DebatPlusit ka thënë se lir Kërçeli, shefi i Kabinetit të Kryetarit të Kuvendit, ka bërë të ditur se për shkak të kufizimeve të vendosura nga Gjykata Speciale për vizita dhe komunikime, nuk i ka takuar të tjerët.
“Pas kufizimeve të fundit. Po edhe në të kalumen nuk mundesh me u taku me të gjithë. Po me secilin specifikisht. Edhe kur kemi qenë bashkë ka qenë kështu. Por, tash janë edhe me të kufizuara takimet dhe është taku vetëm me Rexhen”, ka thënë Kërçeli.