Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci ka thënë se darka Kurti- Krasniqi temë kryesore ka qenë agjenda legjislative.
Bajqinovci ka hedh poshtë dyshimet për koalicionin VV-PDK.
“Po krijohet narrativi se ne po duam të hymë në koalicion me PDK-në, kjo nuk është e vërtet”, ka thënë Bajqinovci.
Ai ka insistuar se në këtë takim ka qenë temë kryesore agjenda legjislative.
“Së pari ftesa edhe agjenda për takim ka qenë për të gjitha partitë opozitare ishte për agjendën legjislative. Flasim sidomos për marrëveshjet ndërkombëtare të cilat nuk janë votuar për një kohë të gjatë”, ka thënë ai.
Sipas tij, ky takim nuk ka pas të bëjë me zgjedhje.
“Çështjen e zgjedhjeve e ka hap PDK dhe është diskutuar për këtë që e përmendi kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi”, ka thënë Bajqinovci.