Haxhiu: Të gjitha sondazhet e renditin LDK-në të tretën, ç’kuptim ka që Abdixhiku të shkojë në zgjedhje

Analisti Baton Haxhiu ka thënë se të gjitha sondazhet tregojnë se LDK del e treta në zgjedhje dhe se për këtë arsye kretari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, nuk ka interes të shkojë vendi në zgjedhje në këtë kohë.

“Të gjitha sondazhet tregojnë se Lidhja Demokratike është në vendin e tretë. Ç’kuptim ka që LDK të shkojë në zgjedhje në qershor nëse e merr vendin e tretë për arsye se Kurti kalkulon se mos dërgimi i Asociacionit në Kushtetuese është një rrëfim politik i mjaftueshëm për të fituar zgjedhjet, Lumir Abdixhiku gjithashtu e ka të drejtën e zotit që thotë unë skam çka kërkojë të jem kryetar nëse dalë i treti në zgjedhje”, tha ai në Pressing.