Dijonis Biba, një nga fermerët më të pëlqyer të shfaqjes “Ferma VIP”, ka zbuluar arsyen përse vendosi të largohet nga loja në mes të sezonit.
Ai u shpreh se vendimi për të lënë lojën ishte i menduar që në fillim dhe, pavarësisht përpjekjeve, nuk arriti të qëndronte.
Biba gjithashtu diskutoi për fituesin e pritshëm të këtij edicioni të “Ferma VIP”.
Ai tha se mendon se Albano mund ta fitojë garën, por ai personalisht preferon që Renisi të triumfojë.
“Në mendjen time, fermën do ta fitojë Albano, por personi që unë do të doja të fitonte është Renisi. Kam kaluar momente të shkëlqyera me të.
Unë kisha planifikuar të largohesha që në ditën e parë. Më dukej se nuk do të mund të përshtatesha në jetën e 24 orëve para kamerave. Nuk do të doja të vazhdoja të torturohesha në këtë mënyrë,” – deklaroi ish-fermeri.